Mohamed Amra i njohur me nofkën “Miza” i cili u arratis ditën e djeshme nga policia teksa po transportohej në një burg tjetër të Francës, ka një të kaluar kriminale në grabitje dhe krime të tjera. Gjatë arratisjes ditën e djeshme mbetën të vrarë dy efektivë policie dhe u plagosën tre të tjerë, ndërkohë që menjëherë nisën kërkimet për autorët.