Vijojnë kërkimet për të lokalizuar Altin Ndocin, i cili u arratis këtë mesditë nga spitali infektiv i Durrësit, teksa ishte shoqëruar nga policia e burgut për të kryer një kontroll mjekësorë. Mësohet se ai është përleshur me efektivët e policisë së burgjeve që e shoqëronin, dhe ka arritur që të largohet. Ndërkohë në ambientet e parkimit të spitalit infektiv, e ka pritur një makinë tip Audi ngjyrë e bardhë.