Moska zyrtare e quajti “një tjetër përshkallëzim të tensionit” deklaratën e fundit të sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, i cili tha se NATO është duke diskutuar për të vënë në gatishmëri armët bërthamore. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, deklaroi se komentet e Stoltenberg bien në kundërshtim me deklaratën e konferencës së paqes për Ukrainën, e cila thoshte se çdo kërcënim ose përdorim i armëve bërthamore në kontekstin e Ukrainës ishte i papranueshëm. "Kjo nuk është gjë tjetër veçse një tjetër përshkallëzim i tensionit”, ka thënë Peskov për komentet e Stoltenbergut të bëra gjatë një interviste për të përditshmen “The Telegraph”.