Top Channel/ Armët bërthamore në Bjellorusi? Blinken: S’ka indikacione për përdorim
17/06/2023 00:00

Blinken nuk trembet nga Putin Armët bërthamore në Bjellorusi? Blinken: S’ka indikacione për përdorim Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se ushtria amerikane nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj bërthamor në përgjigje të deklaratës së presidentit Vladimir Putin se Rusia kishte vendosur armë bërthamore në Bjellorusi. Deklaratat Blinken i bëri gjatë një deklarate të përbashkët me homologun e tij nga Singapori. “Nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore dhe po ashtu nuk ka arsye pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të rishohin politikat e tyre për armët bërthamore”, tha Blinken për gazetarët. Më herët Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se Rusia ka dërguar armë bërthamore Bjellorusisë, vendi që kufizohet me Ukrainën dhe se mund t’i përdorë në rast kërcënimi. Armët bërthamore taktike janë armë në fushëbetejë që, megjithëse janë shkatërruese, kanë një rendiment më të vogël në krahasim me armët strategjike me rreze të gjatë. Njoftimi i Putinit kishte nxitur frikën e konfliktit bërthamor, por ekspertët dhe qeveritë raportuan se nuk kishte gjasa që ai të ndryshonte rrjedhën e konfliktit. Bjellorusia, e cila është një nga aleatët më të afërt të Moskës, ka ndihmuar Rusinë të niste agresionin e saj ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, duke i lejuar Kremlinit të hyjnë në vend nga veriu.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07