Një 38-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me armë zjarri, armë të ftohta dhe municion luftarak. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se poseduesi i armëve është Qani Hysa nga Dibra, me banim në fshatin Vardardhe-Sukth. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje, falë inteligjencës policore të siguruar nga shërbimet e Policisë kanë mundur të bëjnë arrestimin e Hysës, ndërkaq gjatë kontrolleve i janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, 1 pushkë sportive dhe 1 armë e ftohtë.