Shtetet e Bashkuara kanë dhënë deri më tani kontributin më të madh për ushtrinë ukrainase që nga fillimi i luftës. Ndër armët më efikasë që Ëashingtoni ka dërguar në vendin e përballur me një sulm brutal e të paprovokuar, janë raketat Javelin, të konsideruara ndër armët më efektive në botë kundër tankeve dhe automjeteve të tjera të blinduara – dhe madje mund të rrëzojnë një helikopter në lartësi të ulët. Falë tyre, trupat e Kievit kanë arritur të shkatërrojnë një sërë tankesh të armikut. Javelin është një armë e vogël, e lehtë por shkatërrimtare.