Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës, që përplasi për vdekje 7-vjeçaren në plazhin e Potamit u la në arrest me burg nga gjykata e Vlorës, pas disa orësh seancë. Ndaj Tases, rëndon akuza e vrasjes së kryer në formën e dashjes indirekte, parashikuar nga neni 76/kp.