Një ari polar, me siguri tejet i uritur cakton si prenë e radhës një dre. Pamjet e rralla vijnë nga Arktiku dhe janë filmuar verën e vitit të kaluar. Shkrirja e akujve ka bërë që deti të tërhiqet dhe arinjtë ta kenë të pamundur të gjuajnë për foka, ushqimin e tyre tradicional. Kafsha grabitqare ndjek në ujë drerin derisa e mbyt dhe më pas e tërheq në breg, ku mund ta konsumojë i qetë.