Kalaja e Gjirokastrës u listua sipas statistikave zyrtare si monumenti kulturor më i vizituar në Shqipëri për vitin 2024. Me një numër rekord vizitorësh prej rreth 160000 vetë kalaja më e madhe në vend vijon të mbetet një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit historik dhe kulturor duke favorizuar turizmin në tërësi në Jug.