Vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke folur për dosjen e SPAK për çështjen e të atit, dhe të bashkëshortit Arbër Malltezi. Teksa mbante veshur bluzën me stampën “Lironi Berishën”, zonja Malltezi ka deklaruar se hetimet dhe masat e dhëna për të atin dhe bashkëshortin janë të padrejta dhe pa baza.