Argita Malltezi vajza e Sali Berishës i është bashkuar protestës së opozitës pak minuta pasi ajo kishte filluar. Vajza e ish-kryeministrit Berisha, e cila ka mbajtur përgjithësisht një profil politik në hije është shfaqur publikisht e përfshirë politikisht në Kuvendin e Rithemelimit ku ajo mbajti një fjalim para mbështetësve të së djathtës.