Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka lënë të hapur përfshirjen e saj në politikë, nëse, siç tha ajo, do të vijojë paligjshmëria ndaj babait të saj. Deklaratën ajo e bëri në një konferencë për shtyp kur së bashku me avokatët e të atit prezantuan një sërë shkeljesh që kanë bërë SPAK dhe GJKKO në vendimin për ta mbajtur Berishën në arrest shtëpie.