Fillimi i muajit gusht ka shtuar fluksin e lëvizjes në pikën e kalimit kufitar të Qaf-Thanës. Pushues kryesisht nga Maqedonia e Veriut apo edhe Ballkani kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin shqiptar. Vetëm në 24 orë nga ky pikëkalim kanë hyrë mbi 5200 persona pjesa më e madhe e të cilëve qëndrojnë në vendin tonë për pushime në Durrës, Vlorë apo Sarandë ndërsa nuk mungojnë as ata që kthehen brenda ditës apo që kalojnë tranzit drejt shteteve të tjera.