41 vjeçarin Arbër Çekaj nuk e ka ndihmuar asnjë nga alibitë sipas të cilave ai kërkoi gjatë dy viteve që të lirohej. As pretendimi se një grup i fuqishëm kriminal ka shfrytëzuar kompaninë e tij dhe ka trafikuar ngarkesat me kokainë dhe as insistimi se është i pafajshëm. Ai u shpall fajtor dhe u dënua aq sa e kishte dënuar edhe një gjykatë më e ulët me 14 vite burgim, teksa fajtorë u gjetën nga apeli si shoferi dhe magazinieri. Nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës Arber Çekaj, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj u dënuan në total me 23 vite burgim. Dënimin më të rëndë e mori Çekaj që sidoqoftë përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ashtu si edhe Lushaj dhe Pezaku të cilët e kishin apeluar vendimin duke kërkuar pafajësi.