Top Channel/ Arabia Saudite me dorë të hekurt, 11 vite burg për modelen! E reja publikoi…
02/05/2024 20:51

29-vjeçarja Manahel al-Otaibi raportohet se është burgosur në Arabinë Saudite me akuza ‘terrorizmi’ prej stilit të veshjes së saj dhe mbështetjes për të drjetat e grave, njoftonte grupi britanik i të drejtave ‘Amnesty International’. Ata shtonin se e reja është burgosur 11 vjet me akuzat e paqarta të “terrorizmit” të cilat në Arabinë Saudite duket se përfshijnë mbrojtjen e të drjetave të grave, shkruan rrjeti britanik Daily Mirror. Manahel al-Otaibi është burgosur pas një seance sekrete gjyqësore në janar, por vendimi është zbuluar vetëm disa javë më vonë nga autoritetet. Megjithëse zyrtarët thonë se dënimi nuk ka të bëjë me prezencën e saj në rrjet, aktivistët thonë se masa e ashpër ndaj Manahel al-Otaibi tregon kufijtë e lirisë së shprehjes në Arabinë Saudite. Kritikët thonë se masa është një fytyrë tjetër e mbretërisë muslimane të drejtuar nga princi i kurorës Mohammed bin Salman, i cili deklaronte se ka liberalizuar shumë aspekte të jetës së grave në vend. Ata thonë se dënimi ka të bëjë vetëm me prezencën dhe pikëpamjet e shprehura online nga modelja e stërvitjes, e cila ka bërë thirrje në rrjetet sociale për heqjen e sistemit të shoqëruesit mashkull për gratë që dalin vetëm, si dhe ka publikuar veten që bënte pazar pa veshjen tradicionale ‘abaia’, shton Amnesty International me bazë në Londër, duke thënë se ka ndjekur rastin e al-Otaibi prej kohësh. Al-Otaibi postonte video të vetes duke u stërvitur në rrjetet sociale Instagram, Twitter, e Snapchat, që ishin dhe arsyet e akuzave për “njollosje të mbretërisë dhe zakoneve e traditave të saj”, sipas dokumenteve gjyqësore. Prej vitit 2018, gratë lejohen të drejtojnë makinën në Arabinë Saudite dhe të tjera kufizime janë hequr ose reduktuar. Por shumë aktivistë raportohet se janë arrestuar për denoncimin e kufizimeve saudite në rrjetet sociale, përfshi dhe raste ekstreme si Salma al-Shehab, doktoreshë e diplomuar në Britani që po kryen një dënim prej 27 vitesh burg, sipas rrjetit britanik The Mirror. Pamjet: AFP

Top News – ‘SHBA do të ndajë Evropën’ / Kaja Kallas e thotë troç: Trump nuk e pëlqen BE-në
13/03 12:09
Top News – Trump heq sanksionet mbi naftën ruse / ‘Dritë jeshile’ për të gjunjëzuar Ukrainën
13/03 12:08
Top Channel/ “ Është gjallë apo ka vdekur”? Trump mesazh Mojtaba Khameneit: Iranin e shkatërrojmë!
13/03 12:04
Top Channel/ Defekt në avionin e ministrit gjerman: Po nisej drejt Turqisë për Iranin!
13/03 12:02
Top Channel/ Kroacia “raporton” Serbinë në NATO: “Bleu raketa supersonike kineze”, dyfish arsenali!
13/03 12:01
Top News – Rrëzohet avioni amerikan në Irak / Kërkohet ekuipazhi, kishte gjashtë persona në bord
13/03 11:58
Top News – Cilindër misterioz në mes të rrugës / Del papritur nga toka, ndalon trafikun në Japoni
13/03 11:44
Top News – Goditet zemra financiare e Dubait / Re të dendura tymi, shpërthime të reja në ‘parajsë’
13/03 11:44
Top Channel/ Trump “zhbllokon” naftën ruse: Zbuten sanksionet “që të ulet çmimi global”!
13/03 11:36
Top Channel/ Lufta: Bie avioni cisternë i SHBA, Irani vret ushtarin francez- Digjet qendra në Dubai!
13/03 11:33
Top News – Dronë kamikazë pa fund…Irani tregon arsenalin, mjetet ujore shkaktojnë kaos
13/03 10:59
Top News – Aeroplani amerikan rrëzohet në Irak. Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur
13/03 10:02
Top News – SHBA nuk tërhiqet. Trump: Kam nderin t’i vrasë hajdutët iranianë
13/03 09:52
Top Channel/ Armatimi i ishujve, Turqia paralajmëron Greqinë
12/03 22:51
Top Channel/ Netanyahu kërcënon liderin suprem: Mos vini bast për të
12/03 22:49
Top News – Ambasadori i Iranit në OKB kundërshton liderin e ri: S’kemi qëllim të bllokojmë Hormuzin
12/03 22:45
Top News – Masakra në koncertin pranë Moskës / 19 persona dënohen me burg për sulmin terrorist
12/03 22:15
Top Channel/ Ajatollahu i ri: Irani ta mbajë të bllokuar Ngushticën e Hormuzit
12/03 19:53
Top News- Khamenei i ri nuk tërhiqet/ Lideri suprem mban të bllokuar ngushticën e Hormuzit
12/03 19:46
Top News- ‘Nuk ka kërcënim iranian’/ Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të janë të sigurta
12/03 19:32
DIGITALB DIGITALB