“Gëzim në Kosovë, ankesa në Serbi”, me këtë fjali mund të përmblishen reagimet pas kalimit të fazës së parë të Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Komiteti Ministror i KiE-së vendosi t`i japë dritën jeshile kërkesës së Prishtinës gati një vit pasi ajo paraqiti dëshirën për tu bërë pjesë e mekanizmit 46 vendesh.