Zyra e Aplikimit per pasaporte dhe karta identiteti në Shkodër është e hapur edhe ketë të shtune por qytetarët qe kanë aplikuar janë shume të paktë pasi sic duket ende nuk e kane informacionin se ALEAT do te ofrojë shërbimin edhe në fundjavë. Kjo masë u mor nga Ministria e Brendshme pas radhëve të gjata të qytetarëve kryesisht emigranteve në të gjithë vendin. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, thotë se shërbimi do të ofrohet çdo ditë të shtune të muajit Gushtit.