Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare. Vendimi u mor këtë të hënë nga trupa gjykuese. Berisha kërkonte të dilte nga shtëpia, ku ndodhet në masën “arrest shtëpiak”, për të qenë i pranishëm si deputet në mbledhjet e Kuvendit, por kërkesa iu refuzua.