Top Channel/ “Anuloni zgjedhjet në Gjirokastër”/ LSI kërkon përsëritjen në Dropull
07/05/2021 15:13

Lëvizja Socialistë për Integrim kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë Dropulll si dhe në të gjithë Qarkun Gjirokastër. Partia e dytë më e madhe në opozitë nuk ia doli të sigurojë asnjë mandate deputeti dhe arsyeja kryesore sipas saj ishte pjesëmarrja e ulët në votime për shkak të karantinës së detyrueshme dy javore që Komitetit Teknik i Ekspertëve vendosi për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Vendosja e masave të tilla pak ditë para ditës së votimit dhe heqja e masave të tilla pak ditë pas mbarimit të procesit të votimit dëshmon për një vullnet të orientuar politikisht duke penguar shtetasit shqiptarë me banim në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votës. Si provë kryesore për ankimin e saj pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve LSI paraqiti rezultatin që ajo ka marrë në zgjedhjet e 2015 dhe 2017 në Bashkinë e Dropullit, ku rezulton forcë e parë dhe shifrat e zgjedhjeve të 2021 ku LSI përfundon forcë e tretë pa asnjë deputet në Parlament. Vlen të theksojmë se se rezultati Zgjedhor në Bashkinë Dropull ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rezultatin e përgjithshëm të Qarkut Gjirokastër, pasi në një situatë eventuale të mos pengimit te shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi shpërndarja e mandateve në Qarkun Gjirokastër do të ishte, 2 mandate PS, 1 mandat LSI dhe 1 mandat PD. Në zgjedhjet e 25 Prillit Partia Socialiste mori 3 mandate në Qarkun Gjirokastër ndërsa partia Demokratike 1 mandat, ndërkohë LSI nuk ja doli të ruajë mandatin. Ky është ankimimi i parë për rezultatin e 25 Prillit. Ndërkohë KAS i është drejtuar me shkrim dore edhe kandidati Tasim Mehmeti i Koalicionit të udhëhequr nga Kujtim Gjuzi, i cili padinë e tij e bazon në thashetheme që ka dëgjuar se votat e tij në Vlorë janë numëruar në favor të PD-së.

Top Channel/ Plani i PS për pronat: Brenda 2027, regjistrim titujve të pronësisë
28/03 23:16
Top News – Spiropali përplaset me ministren Ismaili. Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS
28/03 21:30
Top News – Zgjedhjet në struktura dhe shtimi i anëtarësimeve, Klosi rreshton detyrat për socialistët
28/03 20:17
Top News – Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr.2, porositë për socialistët
28/03 20:16
Top Channel/ Presidenti Begaj: Mjekësia, profesioni i sakrificës dhe humanizmit
28/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet urdhri i Ramës për ministrat: Zbrisni ne terren
28/03 19:42
Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03 19:14
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Do ristrukturojmë Tiranën, rritja e pensioneve do dyfishohet…
28/03 18:34
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48
Top News – Berisha akuzon për plaçkitje të pronës private.’Dimensioni më antiqytetar’
28/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës
28/03 14:31
Top News -‘Lulzim Basha donte bashkimin me PS, tani jemi në kilometrin e fundit!’
28/03 14:25
Top News – ’83 thikat e krimit në parlament, BE reagoi!’ Berisha flet për Ballukun
28/03 14:25