Antonela Berishaj ishte të martën e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” foli më shumë për rrugëtimin e saj televiziv në emision, e jo vetëm. Ajo tregoi se ka konkurruar edhe në “Uomini e donne”, që është versioni italian i programit të dashurisë të Top Channel, por për një arsye të fortë ajo hoqi dorë.