Presidenti amerikan Donald Trump firmosi dekretin për shpalljen e Antifa-s organizatë terroriste. Njoftimin lidhur me grupin antifashist të ekstremit të majtë e bëri Shtëpia e Bardhë. “Antifa është një organizatë ushtarake dhe anarkiste që bën thirrje në mënyrë të qartë për përmbysjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të zbatimit të ligjit dhe të sistemit tonë ligjor”, thuhet në deklaratë.