Inxhinjerët po përpiqen me cdo mënyrë të stabilizojnë “Kullën e Mijëvjeçarit, një qiellgërvishëse luksoze rezidenciale në San Francisko që po zhytet në tokë. Ata thonë të shqetësuar se ndërtesa gjigande po anohet me gati 8 cm në vit. Inxhinieri Ronald O. Hamburger bëri vlerësimin e tij për situatën gjatë një séance dëgjimore në këshillin bashkiak, ku paraqiti propozimin për ndërhyrje urgjente në themelet e strukturës.