Dhjetra drejtues të autoboteve të karburantit nga Kosova kanë protestuar sot për orët e gjata të pritjes këtu në pikën doganore të Porto Romanos ku është dhe pika e shpërndarjes me shumicë të karburanteve. Ata ankohen se autoritetet doganore zvarrisin procedurat, por njëkohësisht edhe gjatë lëvizjes në autostradë drejt Kosovës,policia i bllokon dhe ka vendosur qarkullim të kufizuar për mjetet e rënda përgjatë sezonit turistik.