Rama ka reaguar në lidhje me ankimimin që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut nga SPAK. Sipas tij, është një ankimim që e ka bërë në rolin e Kryeministrit dhe jo si e Edi Rama dhe se kjo është një betejë institucionale gjyqësore, “për të mos lejuar atë që nga Komisioni i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve”.