Krahas regjistrit në klasë, mësuesit duhet të plotësojnë edhe regjistrin online, pas vendimit të këshillit të ministrave të miratuar që në dhjetor të 2021 për krijimin e sistemit të menaxhimit të informacionit parauniversitar. Mësuesit mbështesin informatizimin e sistemit arsimor, por kundërshtojnë mënyrën se si po realizohet.