Çmimet e artikujve të shportës dhe të produkteve që përdorim në përditshmërinë tonë po rriten dita-ditës. I fundit është çmimi i bukës. Po me pagat dhe pensionet e shqiptarëve çfarë po ndodh? Referuar INSTAT-it, në 6 vitet e fundit pagat në Shqipëri janë rritur 5%. Kur ka qenë hera e fundit që është rritur rroga apo pensioni i një shqiptari?