Në një mbrëmje gala bamirësie, Streha, qendra që ofron mbështetje për personat LGBT+ që vuajnë diskriminim për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor, celebroi 10 vjetorin e krijimit. Në një dekadë, kjo organizatë është bërë streha në momentet më të vështira të jetës për dhjetëra persona, duke promovuar diversitetin dhe gjithëpërfshirjen.