Luftoi shumë për ta shmangur një skenar të tillë, por tani pas kaq vitesh, Julian Assange po përballet me frikën e vet më të madhe. Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar lëshoi një urdhër zyrtar për ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të përballet me gjyqin për publikimin e dosjeve sekrete në lidhje me luftërat në Irak dhe Afganistan.