Europa është sot më pranë luftës nga sa ka qenë ndonjëherë në këto 70 vjet, paralajmëroi ministri britanik i forcave të armatosura, James Heappey. Që nga ditët e Luftës së Ftohtë, kontinenti i vjetër nuk e ka pasur kaq pranë konfliktin, u shpreh ai. Komentet e ministrit erdhën në kohën kur dy avionë bombardues britanikë tip B52, të aftë të bartin armë atomike, u nisën për një mision nëpër Europë, nga një bazë e Forcave Ajrore Britanike drejt Mesdheut, shkruajnë mediat vendase