Top Channel/Anglia kthen emigrantët brenda ditës/Në Rinas u dërguan 11 Shqiptarë që shkuan me gomone
19/10/2022 00:06

Ministria e brendëshme angleze Home Office ka nisur të aplikojë një qasje të re ndaj emigrantëve shqiptarë që mbërrinë me gomone. Top Channel mëson se 11 shqiptarë të cilët mbërritën me gomone javën e shkuar pasi i janë marrë shenjat e gishtave janë dërguar menjëherë në aeroportin Stansted e janë deportuar drejt Tiranës. Aventuara e tyre e mundimshme për të shkuar me gomone ka zgjatur më pak se 24 orë. Pa mbushur 24 orë nga mbërritja ata janë dëbuar në mënyrë të reufeshme. Në të shkuarën mbi 8.000 shqiptarë që kanë mbërritur me gomone në periudhën Qershor- Shtator 2022, u është dhënë e drejta e azil kërkimit. Pas mbajtjes në qëndra detencioni shqiptarët coheshin në hotele ose të afërmit hynin garant për të qenë të lirë me kusht nën rregullat e ligjit të azilantëve. Por javën e shkuar dëbimi 11 shqiptarëve është një ndryshim rrënjësor i politikave të azilit ndaj shqiptarëve. Top Channel mëson se 11 të dëbuarit mes tyre edhe një vajzë kishin mbërritur në portin Manston në Ramsgate ku është ngritur një qendër përpunimi e emigrantëve që merren nga deti lrej anije angleze të rojës bregdetare. Atyre nuk iu dha asnjë mundësi komunikimi me të afërmit apo avokat për të nisur procedurat e azilit. Ishte ish ministria e brendëshme Priti Patel ajo që anoncoi pak javë më parë dëbimin e përshpejtuar të shqiptarëve që mbërrinin me gomone. Por Home Office pas një procesi gjyqësor të humbur deklaroi se hoqi dorë nga ky lloj dëbimi. Megjithatë të 11 të dëbuarit e javës së shkuar shihet si një test në zbatimin e kësaj politike të re pasi sipas ligjeve angleze cdo person që mbërrin në Angli ka të drejtë e azil kërkimit.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02