Top Channel/ Angli, debat për emigrantët/ Zbarkojnë 35 mijë vetë më shumë, mediat fokusohen…
15/12/2024 20:28

Në një përpjekje për të gjetur statistika dhe bërë krahasime për të shpëtuar fytyrën në sytë e publikut britanik, qeveria aktuale laburiste, thotë se që kur kanë ardhur ata në pushtet përpara gjashtë muajsh, kanë larguar drejt vendlindjes më shumë emigrantë ilegal se në cdo periudhe gjashtë mujore në pesë vitet e fundit. Sipas Home Office rreth 13 e 500 emigrantë të paligjshëm janë riatdhesuar pas zgjedhjeve të qershorit. Ndërkohë që Ministrja e Brendshme thotë se kanë intensifikuar masat e sigurisë në kufi, në fakt rrëth 21 e 500 vetë kanë ardhur që kur Sir Keir Stamer ka ardhur në pushtet, pra janë 8 mijë vetë më shumë të ardhur me gomone, qe i shtohen numrit të të huajve ilegal në Britani, ku vetëm të enjten 607 të tjerë mbritën përmes La Manshit, dita më e ngarkuar në një dhjetor që kur kanë filluar të mbahen rekordet. Sakaq rreth 35 mijë vetë më shumë kanë ardhur me gomone gjatë këtij viti, cka përbën 20 përqind më shumë se një vit më parë, por 22 përqind më pak se në 2022, kur edhe shqiptarët e ardhur shkonin në afro 14 mijë vetë. Opozita konservatore thotë se rikthimet nuk janë për emigrantët ilegal të ardhur sesa puntorë që punojnë ilegalisht në vëndë të ndryshme pune. Tabloidi The Sun madje shkruan se shumë nga të deportuarit dhe liruarit nga burgjet për drogë, si në rastin e Shqipërisë vijnë sërish pas disa kohësh në Britani për të rifilluar aty ku e kishin lanë aktivitetin e tyre kriminal. Sipas tyre marrëveshjet me Italinë dhe Shqipërinë janë vazhdim i asaj që ne po benim, kur ishim ne pushtet. Ndërkohe Ministrja e Brenshme ka qënë në Itali këtë javë dhe ka takuar 5 homologë të saj evropiane, por pavarësisht ecejakeve dhe takimeve diplomatike, e vërtata mbetet se grupet kriminale i kanë industrializuar kalimet ilegale dhe infrastrukturën që e mundëson këtë krim. Zyratarët më të lartë britanik të sigurisë së kufijëve nuk pranojnë të prononcohen se kur do filloj ndalimi i kalimeve ilegale, pasi dukshëm krimi është disa hapa para sic tradicionalisht agjensive ligjzbatuese dhe bashkëpunimit ndërkufitar me shumë pikepytje sidomos mes Frances dhe Britanise. Rreziku me i madh si per laburistët dhe konseravtoret në fushën e emigracionit ilegal vjen nga partia e Babait te Brex-it e cila e perdor fort kartën e emigracionit ne narrtiven publike, parti e cila doli e dyta ne 98 zona elektorale në zgjedhjet e kaluara.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04