Nën sloganin “Krah për krah”, anëtarë të komuniteti LGBTQ marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit “duke dhënë një mesazh të qartë për barazi, pranueshmëri dhe solidaritet. Ky marshim nuk ishte vetëm një simbol i krenarisë dhe identitetit, por edhe një thirrje për shoqërinë që t’i mbështesë në betejën kundër diskriminimit dhe për të drejta të barabarta për të gjithë.