Top Channel/ “Anëtarësimi, synim i përbashkët”, Gonzato: Politika të bashkëpunojë
28/10/2025 20:07

Gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri ka mbajtur fjalën e tij edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato. Ai e ka cilësuar rrugëtimin e Shqipërisë në BE si një moment vendimtar, një objektiv kombëtar të përbashkët që gëzon mbështetjen e të gjithë spektrik politik. Gonzato tha se për integrimin kërkohet kontributi konstruktiv i të gjitha forcave parlamentare dhe përmbushja e kritereve që ka përcaktuar BE është aq e rëndësishme, sa asnjë grup-kapitull nuk mund të mbyllet as përkohësisht, duke e cilësuar këtë si një provë për vendin tonë. “Ky takim zhvillohet në një moment vendimtar të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pas zgjedhjeve të majit, kemi një parlament të ri në Shqipëri, dhe një qeveri të re që i ka vendosur një axhendë mjaft ambicioze drejt anëtarësimit të BE. Kjo është ambicie e të dyjave palëve, pra anëtarësimi i BE-së mbetet një objektiv kombëtar i përbashkët dhe gëzon mbështetjen e të gjithë spektrit politik. Për integrimin kërkohet kontributi konstruktiv i të gjitha forcave parlamentare. Përmbushja e kritereve që ka përcaktuar BE është aq e rëndësishme, sa asnjë grup-kapitull nuk mund të mbyllet as përkohësisht. Kjo është provë kyçe e Shqipërisë. Duhet ruajtur llogaridhënia dhe integriteti i sistemit gjyqësore. Institucionet e pavarura të drejtësisë duhet të përditësojnë procedurat e brendshme dhe të marrin masa që të kenë burime të nevojshme. Në fushën e parandalimit të korrupsionit, masat përfshijnë verifikimin e deklaratave të pasurisë. Kodi Penal duhet të ndryshohet, përfshirë dhe kriminalizimin e shpifjes. Duhet një sistem paralajmërimi për zbulimin e drogave të reja dhe një udhërrëfyes të qartë për përafrimin e Shqipërisë me politikat e BE. Nëse Shqipëria synon të përmbushë objektivin për vitin 2027, duhet që së pari të dorëzojë rezultatet mbi piketat e përkohshme brenda këtij viti, dhe në 2026 të përqendrojë të gjitha përpjekjet në reformat e tjera për të gjitha grup-kapitujt. Shqipëria duhet të marrë masa për zbatimin e qëndrueshëm të reformave, që ato të sjellin rezultate konkrete për qytetarët. Ndaj duhen investime në institucione të forta. Për të gjitha këto, Kuvendi ka rol thelbësor. Qeveria duhet ta informojë parlamentin në kohën e duhur për masat që synon të ndërmarrë për anëtarësimin. Ndërkohë, parlamenti duhet të ketë të gjitha mundësitë reale për t’i analizuar këto masa. Demokracia nuk ka të bëjë vetëm me numra, por mbi të gjitha me përfshirje. Procesi i anëtarësimit nuk mund dhe nuk duhet të shihet thjesht si një negociatë mes qeverisë aktuale dhe Komisionit Evropian, por është një qasje gjithëpërfshirje, ku luajnë rol gjitha forcat politike. Kuvendi është hapësira e duhur ku të gjitha forcat politike debatojnë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE përmes mjeteve demokratike, dhe kjo hapësirë duhet të garantohet dhe respektohet“, deklaroi Gonzato.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44