Disa anëtarë të Komisionit të Rithemelimit kanë mbërritur në selinë e PD ku po inspektojnë dyert dhe zyrat. Mes tyre është Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu. Në fjalën e tij për mediat, Noka tha se do të lënë pas hijet e së shkuarës ndërsa theksoi se selia blu do të jetë e hapur edhe për Lulzim Bashën.