Top Channel/ Analiza e Bloomberg: Shba, presion Kievit duke përdorur Brukselin
07/12/2025 23:58

Konfrontimi në Bruksel mbi mënyrën se si do të përdoren fondet e ngrira ruse duket se po hyn në një fazë të re. SHBA-të po përpiqen ta pengojnë Europën që t’i përdorë ato për të financuar Ukrainën. Bloomberg citon diplomatë europianë, sipas të cilëve Uashingtoni u ka bërë thirrje kryeqyteteve europiane të “ngrijnë” planin për t’i dhënë një kredi të madhe Kievit, e cila do të mbulohej nga asetet e bankës qendrore ruse që janë ngrirë në Europë. SHBA-të i konsiderojnë fondet një pikë kritike në negociatat e mundshme të paqes midis Moskës dhe Kievit dhe shprehin shqetësimin se kanalizimi i tyre në përpjekjet e luftës së Ukrainës mund ta zgjasë konfliktin. Megjithatë, në periudhën aktuale, Bashkimi Europian ka paraqitur një propozim për të përdorur këto rezerva si garanci për një kredi deri në 90 miliardë euro, me qëllim mbulimin e nevojave ekonomike dhe mbrojtëse të Ukrainës deri në vitin 2027. Bazuar në vlerësime, afërsisht 210 miliardë euro asete ruse janë aktualisht në juridiksionin europian, ndërsa fushëveprimi i përdorimit të tyre mund të zgjerohet më tej pas vitit 2028. Departamenti i Shtetit nuk bëri një koment zyrtar mbi informacionin. Ndërhyrja e SHBA-së vjen ndërsa Uashingtoni po ushtron presion në rritje mbi Kievin për të arritur një marrëveshje paqeje, madje edhe me kushte të vështira, pasi administrata Trump ka ulur ndjeshëm mbështetjen ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, duke zhvendosur fokusin në Europë. Asetet e ngrira ruse janë gjithashtu pjesë e një propozimi prej 28 pikash të SHBA-së për bisedime paqeje. Uashingtoni po lë të hapur mundësinë e përdorimit të tyre në të ardhmen për investime pas luftës nën koordinimin e SHBA-së. Qeveritë europiane këmbëngulin që menaxhimi i fondeve është përgjegjësi ekskluzive e BE-së.

Top News – 75 mijë trupa kundër karteleve. Ekuadori nxjerr ushtrinë kundër bandave të drogës
16/03 22:00
Top News – Sistem antidron britanik kundër Iranit. Londra mendon testimin në Lindjen e Mesme
16/03 21:00
Top News- 400 mln fuçi nafte nga rezervat. IEA gati të ndërhyjë, Irani: Hormuzi, mbyllur për armiqtë
16/03 20:00
Top News – Britania nuk bashkohet në luftë / Starmer: Hapja e Ngushticës së Hormuzit s’është e lehtë
16/03 15:27
Top News – Tregoni vuajtjet e luftës…! Papa, thirrje mediave: Mos amplifikoni propagandën
16/03 15:18
Top Channel/ Ozempic shkëput kockat? Studimi: Ilacat GLP-1, ndikim edhe tek nyjet!
16/03 15:02
Top Channel/ Njerëzit e vështirë ju plakin, studimi: Trupi, plakje shtesë biologjike cdo vit!
16/03 15:01
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:55
Top News – Lideri suprem mbahet në jetë nga makina / U gjymtua në sulmin ajror që vrau babanë e tij
16/03 14:49
Top News – Raketa bie mbi makinë, vdes shoferi / Aeroporti i Dubait në flakë, kaos në udhëtime
16/03 14:22
Top News – Luftanijet britanike do fundosen nga Irani / A do t’i nisë Starmer drejt Hormuzit?
16/03 14:20
Top News – E merr Hormuzin me 2500 marinsa / Trump sjell ‘911’ e Amerikës, ‘do çlirojnë’ ngushticën
16/03 14:14
Top News – Ngjitja e Polonisë nga gërmadhë post-Komuniste në një nga 20 ekonomitë e mëdha të botës
16/03 14:13
Top News – Pse Franca po blindon Lindjen e Mesme / Macron po përgatitet për bisedimet e pasluftës
16/03 12:30
Top News – Trump kërcënon NATO-n / ‘E ardhme shumë e zymtë nëse nuk ndihmon në Hormuz’
16/03 12:21
Top Channel/ Bie fertiliteti në Europë, por Shqipëria mes “më të mirëve”!
16/03 12:10
Top News – Fushatë elektorale në sauna / Djersitje dhe politikë ndryshe në Kopenhagen
16/03 12:02
Top News – Kuba e ka radhën pas Iranit / Trump thotë se bisedimet vazhdojnë, veprim më vonë
16/03 11:57
Top Channel/ Trump paralajmëron NATO-n: “Do e keni punën pisk po s`na ndihmuat me Hormuzin”!
16/03 11:18
Top Channel/ Hormuzi, Gjermania i thotë ”Jo” Trumpit: “Neve, mos na llogarisni”!
16/03 11:17
DIGITALB DIGITALB