Grupi parlamentar i partisë demokratike ndryshoi qasje ndaj nismës së mazhorancës socialiste për ligjin për faljen e gjobave. Ndërsa në ditën kur u propozua nisma u quajt populiste këtë të mërkurë demokratët kanë prezantuar një paketë me ndryshime ligjore për të përmirësuar projektin e socialistëve, paketa e ndryshimeve është më e gjatë edhe se vetë projektligji.