Top Channel/ Amerikanët provojnë Groenlandën/ Stuhi bore dhe akulli. Mijëra fluturime të anuluara…
25/01/2026 11:07

Një stuhi dimërore me përmasa të jashtëzakonshme ka përfshirë pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe po avancon drejt verilindjes së vendit, duke rrezikuar dhjetëra milionë amerikanë me ndërprerje të energjisë elektrike, kaos në transport dhe të ftohtë përvëlues. Pas goditjes së zonave jugperëndimore dhe qendrore, sistemi i stuhisë ka nisur të prekë shtetet e mes-Atlantikut dhe verilindjes, zona me dendësi të lartë popullsie, ku janë regjistruar reshje dëbore dhe shiu ngrirës. Një masë ajri arktik është shtrirë në mbarë territorin amerikan, duke përkeqësuar kushtet e motit. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se ndikimi i borës dhe akullit pritet të zgjasë edhe në ditët në vijim, me ngrirje të përsëritura që do t’i mbajnë rrugët dhe trotuaret jashtëzakonisht të rrezikshme për qarkullim. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, paralajmëroi se deri në 240 milionë amerikanë mund të preken nga kjo stuhi. Të paktën 20 shtete, si dhe kryeqyteti Uashington, kanë shpallur gjendje emergjence. Sipas të dhënave të FlightAëare, rreth 14 mijë fluturime janë anuluar gjatë fundjavës, ndërsa mijëra të tjera janë vonuar, duke krijuar kaos në aeroportet amerikane. Duke folur nga selia e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, të kujdesen për familjarët dhe fqinjët, dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se administrata po monitoron situatën dhe u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë të sigurt dhe të ngrohtë. Sipas meteorologëve, stuhia lidhet me një çrregullim të vorbullës polare, një fenomen atmosferik që sjell ajër ekstremisht të ftohtë nga Arktiku drejt Amerikës së Veriut. Autoritetet paralajmërojnë se temperaturat shumë të ulëta mund të zgjasin deri në një javë pas kalimit të stuhisë, duke paraqitur rrezik serioz për shëndetin, përfshirë ngrirje të lëkurës brenda pak minutash.

Top Channel/“Poshtë komunizmi”, “plasin” protestat në Kubë: Digjet dega lokale e Partisë Komuniste!
14/03 15:13
Top News- Iranianët anti-regjim i kthehen Trumpit: Ju të gjithë jeni më të këqij se njëri-tjetri
14/03 15:11
Top News- Vuçiç do luftë në Ballkan, përdor aleancën Kroaci-Shqipëri-Kosovë si tezë
14/03 15:09
Top Channel/ Lufta e Iranit, sa rrezikohet Ballkani? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria!
14/03 15:02
Top News- SHBA ndërmerr sulmin më të madh, ‘fshin’ nga harta bazën iraniane, por jo naftën
14/03 14:25
Top News- Irani ‘i tregon dhëmbët’ Trump: Nëse sulmon ishullin do shkatërrojmë çdo gjë
14/03 14:14
Top News- SHBA shënjestron ishullin “e florinjtë” të Iranit, Trump jep ultimatumin e fundit
14/03 13:59
Top Channel/ Misteri i Banksy-t, Reuters gjurmon identitetin e artistit që tronditi botën e artit
14/03 12:30
Top Channel/ “Dritëza”, shfaqja në Eksperimental fton fëmijët të zbulojnë dritën e tyre të brendshme
14/03 12:29
Top News- Oshtinë nga raketat e dronët Kievi, Rusia harron bisedimet…Zelensky kërkon ndihmë
14/03 11:49
Top Channel/ “Çfarë po bëni”? Hamasi thirrje Iranit: “Mos sulmoni vendet fqinjë”!
14/03 11:42
Top Channel/ Gjermania kapërcen Kinën: Eksportuesja e katërt më e madhe e armëve në botë!
14/03 11:41
Top News- Tanket e avionët amerikanë pranë Koresë së Veriut, tërbohet Kim, lëshon raketat balistike
14/03 11:39
Top Neës- Europa ndjen frikën, nisin trazirat/ shpërthim i fuqishëm në Amsterdam
14/03 11:28
Top Channel/ “Mbylleni luftën e Iranit”, kancelari gjerman: Nuk do të bëhemi kurrë pjesë e saj!
14/03 11:05
Top News- Iranin po e drejton Garda Revolucionare? Iranianët: Nuk do heqin dorë nga hakmarrja
14/03 11:02
Top Channel/ Trump urdhëron bombardimin e ishullit Kharg: “Ka 90% të naftës iraniane”!
14/03 10:58
Top News- Dy javët e operacionit ‘Epic Fury’…‘Eskursioni afatshkurtër’ i Trump tronditi botën
14/03 10:37
Top Channel/ SHBA, 10 mln USD për “kokën” e Khamenei! Dëron trupa shtesë ndaj Iranit
13/03 23:16
Top Channel/ BE ‘paralizon’ Serbinë pas blerjes së armëve nga Kina
13/03 22:03
DIGITALB DIGITALB