Amerikanët risia e këtij viti për kërkesat në tregun imobiliar të Vlorës. Çmimet stabilizohen, ulje e lehtë në zonat periferike Kërkesat për të blerë një pronë apo truall në Vlorë vijojnë të jenë të larta nga shtetasit e huaj, kryesisht nga vendet lindore, por këtë vit vihet re rritje e kërkesave edhe nga shtetasit amerikanë. Aktualisht tregu i pasurive të paluajtshme në bregdetin mes Adriatikut dhe Jonit duket i stabilizuar, kjo reflektuar tek çmimi. Rivlerësimi i apartamenteve, edhe pse ka nisur vetëm 2 javë më parë, ka dhënë efektet e para, duke mbajtur të qëndrueshëm çmimin në bregdet, ka ulur paksa çmimin në zonat periferike.