Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se Amerika është larguar nga SPAK. Në rubrikën “Sy m’sy” në një bashkëbisedim me qytetarët, Rama u shpreh se asnjë reagim nuk ka ardhur nga ambasada amerikane për SPAK, por nga BE. Për deklaratën e kësaj të fundit, Rama tha se u fol për presione por ai i qëndron retorikës së tij pasi kushdo që merret në pyetje nga SPAK duhet respektuar.