American British STEM Academy hapi dyert për nxënësit e ciklit të ulët dhe të mesëm arsimor për vitin e ri shkollor 2025-2026. I pozicionuar në Linzë në Tiranë ky institucion arsimor është shkolla e parë në vendin tonë që aplikon metodologjinë STEM, një teknikë mësimdhënieje e cila ndërthur shkencën, teknologjinë, inxhinierinë e matematikën.