I nxehti që ka përfshirë vendin, ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë që të vë në zbatim një plan masash për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre personave që do shfaqin probleme nga temperaturat e larta. Ministrja Ogerta Manastirliu tha se janë vendosur pranë shesheve kryesore të disa qyteteve, 9 njësi të lëvizshme të pajisura me ambulanca ku qytetarët mund të kërkojnë ndihmë mjekësore.