Erion Braçe pasi doli nga GJKKO për çështjen që lidhjet me shpifjen dha një deklaratë për mediat, ku u shpreh se ndaj tij është bërë një padi e rreme dhe me prapavijë politike. Deputeti socialist ka shprehur ambicien për të garuar për kryetarin e bashkisë së Tiranës, post që e mban Erion Veliaj, edhe pse që prej shkurtit të vitit të kaluar ndodhet në burg. Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë çështje, ku u përgjigj “Besoj që politikanët, proceset gjyqësore dhe vendimet e gjykatave nuk duhet t’i diskutojmë. Nuk komentoj as prokurorët as gjyqtarët“.