Në ditën kur Kosova feston 15 vite pavarësi Ambasadori Ukrainas Volodymyr Shukrov nga Korca ka deklaruar se çështja e njohjes së saj për Ukrainën do të jetë një hap i dytë pas përfundimit të luftës e cila nisi thuajse nje vit më parë. E dimë këtë situatë por Ukraina sot ndodhet në zjarrin e luftës dhe pasi të dalim nga kjo luftë mund t’iu rikthehemi temave të tjera. Sot për sot gjëja më e rëndësushme për ne është të fitojmë luftën dhe të dalim nga ky tmerr, Kosova do të jetë hapi i dytë.