Përmendja e vetëm shqiptarëve që mbërrijnë me gomone në Angli, nga sekretarja e punëve të brendshme, Suela Braverman në parlamentin anglez dhe amplifikimi prej medias së atjeshme, shkaktoi një indinjatë të thellë tek shqiptarët që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe. Dy javë më pas nga deklaratat e Suela Breverma, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith u distancua nga retorika anti-shqiptare në parlamentin e vendit të tij dhe artikujt në media.