“The Spectator” ka publikuar detaje të reja për ambasadorin e ardhshëm të Shqipërisë në Londër, Uran Ferizi, i cili shkoi në Angli ilegalisht me kamion kur ishte vetëm 17 vjeç. Ndërsa tregohet me detaje rrugëtimi i vështirë dhe i jashtëzakonshëm i tij, theksohet se Ferizi nuk kishte asgjë tjetër përveç rrobave me të cilat ishte veshur kur mbërriti në Britani të Madhe në vitin 1998.