“Në një demokraci funksionale, pakënaqësitë nuk shprehen me dhunë”. Me këtë mesazh iu drejtua deputeteve të opozitës ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato, një ditë pasi ligjvënësit demokratë nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së kolegut tw tyre Ervin Salianji.