Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka dhënë mesazhin e saj të urimit, duke nderuar ato që luftuan për drejtën e votës së grave. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Yuri Kim i bën thirrje grave të të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale më 14 maj. Mesazh sensibilizues kanë dhënë edhe ambasadorja e Greqisë, Ambasadorja e Suedisë, Ambasadorja e Francës, e Izraelit, e Zvicrës, e Polonisë, dhe koordinatorja e OKB-së në Shqipëri.