25 vite më parë në marsin e vitit 1997, Shqipëria provoi momentin më dramatik në histori. Shteti u rrëzua bashkë me firmat piramidale dhe kaosi shpërtheu. Në disa qytete u sulmuan depot dhe repartet ushtarake. Në Shkodër në bazën e kundër ajrorëve, turma vrau edhe dy oficerë që po e mbronin. Sot pas 25 vitesh dy djemtë e tyre janë ushtarakë dhe vazhdojnë amanetin e baballarëve.