Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka zhvilluar një vizitë 2-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj kohe në Uashington DC, Krasniqi ka bërë takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku temat e diskutimit kanë qenë transparenca e pronësisë së medias, transpozimi në legjislacionin shqiptar i akteve të rëndësishme europiane, dhe iniciativa të tjera ligjore që synojnë rregullimin e mëtejshëm të tregut mediatik.