Një aplikacion ku ofrohej përmbajtje e gjerë mediatike, nga kanale televizive, filma artistikë, sport dhe reality show, përfshirë “Big Brother VIP Albania”. Gjithçka transmetohej piratisht dhe në mënyrë të jashtëligjshme në një aplikacion, që u mbyll këtë të mërkurë pas verifikimit nga ekipet e inspektimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive.